RTSH Sport Live

Bajerni ndryshon “lëkurë”, sekretet e fanellës së re

  • 06/05/2024
  • |
  • Gjermani
Bajerni ndryshon “lëkurë”, sekretet e fanellës së re

Fanella e re e Bajernit të Mynihut do të jetë shumë ndrsyhe nga paraardhëset e veta. Mëngjesin e sotëm klubi bavarez ka hedhur në treg fanellën e re të sezonit 2024-2025.

Fanella e re do të jetë e kuqe me tri tonalitete të ndryshme. Ndërsa në skaje do të ketë edhe nunanca të zeza. Sipas “Adidas” tri tonalitet e ndryshme të ngjyrës së kuqe nuk janë rastësore pasi risjellin në vëmendje tifozëve se skuadra bavareze është e vetmja, e cila ka në dy sezone të ndryshëm ka fituar të tri titujt më të rëndësishëm sezonal.

Risi do të jetë edhe sponsori në mëngë, i cili do të jetë i kompanisë së sigurimeve “Allianz”. Logoja e kompanisë në fjalë do të jetë e përbërë nga një kod “QR” nëpërmjet të cilit tifozët do të kenë mundësi të gjejnë sende të ndryshme në promocion.