RTSH Sport Live

Besëlidhja “likuidon” Tiranën dhe shkon në finale

  • 01/05/2024
  • |
  • Basketboll
Besëlidhja “likuidon” Tiranën dhe shkon në finale
Basketboll meshkuj, skuadra lezhjane ka mundur për herë të tretë formacionin bardheblu, 99-85

Besëlidhja ka arritur të mposhtë Tiranën për herë të tretë në këto gjysmëfinale duke siguruar biletën për në finalen e kampionatit kombëtar të basketbollit për meshkuj. Në ndeshjen e luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” në Shkodër, skuadra lezhjane e drejtuar nga Afrim Bilali nuk e ka vënë asnjëherë në dyshim fitoren.

Në periodën e parë lezhjanët kanë triumfuar 28-25, për të thelluar më tej rezultatin në periodën e dytë 21-18, duke shkuar në pushim me një diferencë prej 6 pikësh.

28-24 në periodën e tretë për të mbyllur të gjithë ndeshjen me rezultatin 99-85, që do të thotë se rezultati i përgjithshëm i gjysmëfinaleve është 3-0 për Besëlidhjen, që do të presë kundërshtarin nga çifti Teuta-Vllaznia.