RTSH Sport Live

Bielsa grumbullon për miqësoren me Kosta Rikën një futbollist amator

  • 06/05/2024
  • |
  • Futboll Bota
Bielsa grumbullon për miqësoren me Kosta Rikën një futbollist amator

Si për të vërtetuar se nofka “i çmenduri” i shkon për shtat, Marselo Bielsës ka shtangur opinionin publik në Uruguai pasi ka lënë të kuptohet se do të grumbullojë një futbollist amator.

Bëhet fjalë për Valter Domingez, autorin e 57 golave në 39 ndeshje me ekipin e Juventud de Sorianos. Domingez ka lënë mbresa në sytë e Bielsës, i cili do ta grumbullojë për ndeshjen miqësore të Uruguait me Kosta Rikën.