RTSH Sport Live

Champions, Marciniak do të gjykojë ndeshjen Real Madrid-Bayern Mynih

  • 06/05/2024
  • |
  • Futboll Bota
Champions, Marciniak do të gjykojë ndeshjen Real Madrid-Bayern Mynih

Gjyqtari polak Szymon Marciniak do të gjykojë ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve midis Realit të  Madridit dhe Bayernit të Mynihut

Ndeshja do të luhet të mërkurën më 8 maj në orën 21:00 në stadiumin “Bernabeu” në Madrid dhe do të transmetohet drejtpërdrejt dhe pa pagesë në Radio Televizonin Shqiptar. Ndeshja e parë në Gjermani përfundoi 2-2.

E gjithë skuadra që do të gjykojë këtë gjysmëfinale do të jetë polake, me përjashtim të gjyqtarit të katërt që është nga Sllovakia.