RTSH Sport Live

Euroliga në RTSH, Monako surprizon Fenerbahcen në Stamboll

  • 03/05/2024
  • |
  • Basketboll
Euroliga në RTSH, Monako surprizon Fenerbahcen në Stamboll

Monako fiton në Stamboll 65-62 përballë Fenerbahces dhe barazon në 2-2 serinë e ndeshjeve çerekfinale.

Për të përcaktuar skuadrën që do të kualifikohet në “Final 4” duhet të luhet edhe ndeshja e pestë. Takimi që u transmetua në Radio Televizionin Shqiptar ishte i bukur dhe i luftuar.

Marko Guduric me 14 pikë ishte lojtari që shënoi më shumë në këtë takim, por pikët e tij nuk mjaftuan që turqit të arrinin fitore.

Tek francezët spikatën Elie Okobo me 13 pikë, Mike James me 10 pikë dhe Donatas Motiejunas me 10 pikë.