RTSH Sport Live

Kategoria e Dytë: Pogradeci-Valbona, finalja e madhe për titullin kampion

  • 06/05/2024
  • |
  • Futboll Vendi
Kategoria e Dytë: Pogradeci-Valbona, finalja e madhe për titullin kampion

Pogradeci ka fituar titullin kampion të Kategorisë së Dytë për Grupin B. Në sezonin e ardhshëm, Valbona dhe Pogradeci do të luajnë në Kategorinë e Parë, si skuadrat fituese të Grupit A dhe B në Kategorinë e Dytë.

Ekipi i Pogradecit e siguroi vendin e parë në Grupin B vetëm në ndeshjen e fundit, pasi mundi Turbinën me rezultatin 4-1. Tani Pogradeci dhe Valbona do të përballen së bashku për titullin kampion të këtij edicioni të Kategorisë së Dytë.

Pas përfundimit të ndeshjes Pogradeci – Turbina, u zhvillua edhe ceremonia e dorëzimit të trofeut të fituesit të Grupit B. Kupa për skuadrën e Pogradecit u dorëzua nga Kryetari i SHRF Elbasan, Ilirjan File.