RTSH Sport Live

Roma ndal hapin, Juventusi “asist” Atalantës

  • 05/05/2024
  • |
  • Itali
Roma ndal hapin, Juventusi “asist” Atalantës

Roma dhe Juventusi kanë ndarë nga një pikë në takimin e luajtur në “Olimpico” në kuadër të javës së 35-të të Serisë A. Rezultati 1-1 nuk kënaq aspak verdhekuqtë, të cilët ndihen të rrezikuar nga Atalanta për vendin e pestë.

Skuadra e De Rosit, pas 35 ndeshjesh, ka 60 pikë, tri më shumë se Atalanta, por bergamaskët kanë dy ndeshje më shumë për të zhvilluar, me Salernitanën këtë të hënë në transfertë, dhe takimin e prapambetur me Fiorentinën.

Ndeshja u zhbllokua shumë shpejt nga Lukaku (15’), por Juventusi u kundërpërgjigj shumë shpejt me Bremer (30’).