RTSH Sport Live

Rubrika Sportive sot në RTSH Sport, ora 21:00

  • 21/05/2021
  • |
  • Emisione
Rubrika Sportive sot në RTSH Sport, ora 21:00

Partizani edhe njëherë ka dorëzuar vendin e parë, në momentin më delikat të kampionatit, Teuta rikthehet në komandë dhe prek titullin. Skënderbeu siguron mbijetesën një javë para mbylljes së sezonit. Bylis me një këmbë në Kategorinë e Parë, ndërsa Kastrioti në play out.

Gjithçka në emisionin “Rubrika Sportive” në RTSH Sport, të gjitha kronikat e javës, si dhe rastet e diskutueshme.

Në studio, bashkë me Hygerta Sakon dhe të ftuarit e përhershëm: Shkëlqim Muça, Fatmir Mëneri e Sajmir Demi, do të jetë edhe Sajmir Patushi.