RTSH Sport Live

 “Albulena Fight Night”, të dielën në RTSH Sport

  • 11/09/2021
  • |
  • Sporte të tjera
 “Albulena Fight Night”, të dielën në RTSH Sport
8 duele luftarake të disiplinës së “Mjui Thai”-t ofrojnë spektakël në Sheshin “Skënderbej”

E diela premton spektakël në Sheshin “Skënderbej” në kryeqytet, pasi do të zhvillohet “Albulena Fight Night”, një mbrëmje e disiplinës së arteve luftarake të “Mjui Thai”-t.

Do të jenë plot 8 duele të kësaj disipline luftarake dhe mjaft kërkuese që do të vijnë për publikun kryeqytetas duke nisur nga ora 17:00 e deri në ora 23:00.

Për këtë qëllim, të shtunën është zhvilluar peshimi i sportistëve që do të marrin pjesë në këtë mbrëmje luftarake, për t’ia lënë radhën të dielën ndeshjeve.

Natyrisht, midis këtyre dueleve veçohet ai më i spikaturi, midis Ervis Bicit dhe Abdul Kasimit, që do të vendosë edhe fituesin e brezit të MTBSA-së për Evropën.

Nuk do të mungojnë as të ftuar të veçantë të shoubizit, ndërsa gjithçka do të vijë për shikuesit drejtpërdrejt në RTSH Sport.