Tirana dhe Partizani do t’i luajnë takimet pritëse në Champions dhe Konferencë Ligë në stadiumin “Arena Kombëtare”.
Impianti modern në kryeqytet hap më në fund dyert pasi drejtuesit kanë rënë dakort për të shtyrë procesin e mbjelljes së barit, duke i ardhur kështu në ndihmë të dy klubeve të lartpërmendur që tshmë pritet të kenë përkrahjen maksimale të tifozërive respektive.
Fillimisht ishte parashikuar që takimet Tirana-Dudelanzh, për raundin e pare të Champions League, dhe Partizani-Saburtalo, të luheshin në “Elbasan Arena” çka shkaktoi jo pak pakënaqësi tek fansat, por tashmë një anomali e tillë duket e zgjidhur.
Padyshim një lajm i mirë që i vjen në ndihmë skuadrave në aventurën europiane, bardhelutë luajnë takimin e kthimit ndaj Dudelanzhe më 12 korrik në orën 20:00, sfidë mjaft e rëndësishme duke parë edhe shortin favorizues.
Skuada e Shehit pretendon të paktën kalimin e një turi çka do të përkthehej në fitime të majme financiare.
Kuse të kuqtë zbresin në “Arenën Kombëtare” më 14 korriki po në orën 20:00, për të luajtur takimin e kthimit ndaj gjeorgjianëve të Saburtalo.