Gjesti i Cristiano Ronaldos në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Hungarisë është bërë viral në internet. Portugezi hoqi dy shishet e Coca Cola, sponsor i Kampionatit Europian, para tij, duke i zëvendësuar me një shishe ujë, të shfaqur me krenari. Gjesti i kampionit portugez pati një ndikim të jashtëzakonshëm negativ në kompaninë amerikane. Në fakt, siç raportohet nga gazeta spanjolle Marca, disa minuta pas konferencës CR7 dhe Fernando Santos, kompania u gjend me aksionet e saj të rrënuara dhe humbje marramendëse.
Në 15:00 me orën europiane, aksionet e Coca Cola ishin afër 56,10 dollarë për aksion. Gjysmë ore më vonë, me përfundimin e konferencës në stadiumin Puskas Ferenc në Budapest, aksionet ranë në 55,22 dollarë. Një rënie brutale prej 1.6% për kompaninë në bursë pasi vlera e kompanisë shpejt kaloi nga 242 miliardë dollarë në 238 miliardë dollarë. Humbjet totale për kompaninë pas gjestit të Cristiano Ronaldos vlerësohen të jenë 4 miliardë dollarë.
"Pini ujë", fjalët e Cristiano Ronaldos, i cili hoqi dy shishe Coca Cola para tij para fillimit të konferencës për shtyp. Nuk është hera e parë që kampionit të Juventusit i duhet të ankohet për pijen e famshme në kanaçe të kuqe. Herën e fundit në fakt ai e citoi atë duke qortuar djalin e tij Cristiano Jr. "Ai ka potencial, por vazhdon të hajë patatina dhe të pijë Coca Cola. Kështu që ai kurrë nuk do të jetë në gjendje të shkojë në majë."