Ka përfunduar historia e gjatë e dashurisë mes Alvaro Moratas dhe Alice Campellos, me të cilën spanjolli kishte katër fëmijë, Alessandro, Edoardo, Leonardo dhe Bella.
Vetë lojtari i Milanit e bëri të ditur këtë me një story në Instagram: "Pas një periudhe reflektimi, Alice dhe unë kemi marrë vendimin të ndajmë rrugët tona. Një marrëdhënie e mrekullueshme e respektit të ndërsjellë në të cilën e kemi dashur dhe e kemi ndihmuar shumë njëri-tjetrin."
Ishin vite të mrekullueshme – vazhdon postimi i Moratas – dhe bukuria ishin katër fëmijët tanë, padyshim gjëja më e mirë që bëmë së bashku. Është një vendim i dhimbshëm për të cilin kërkojmë respekt dhe ndjeshmëri. Mos bëni histori për asnjë minutë protagonizëm, sepse, e përsëris: nuk ka munguar respekti në asnjë moment, vetëm shumë keqkuptime të vazhdueshme që konsumuan pak nga pak marrëdhënien. Alice do të ketë gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time dhe gjithçka që përjetuam së bashku ishte e pabesueshme dhe një mësim i madh”, tha lojtari i ri i kuqezinjve.