RTSH Sport Live

 “Kavaja Boxing Night”, në RTSH Sport

  • 01/10/2021
  • |
  • Sporte të tjera
 “Kavaja Boxing Night”, në RTSH Sport
Gvajaja – Vraja, kryendeshja e mbrëmjes të së shtunës, gati dorezat për t’u përplasur

“Kavaja Boxing Night” është mbrëmja e boksit, e cila të shtunën duke nisur nga ora 18:00 do të jetë në transmetim direkt në RTSH Sport. Unioni i Boksit Shqiptar, në bashkëpunim me Bashkinë e Kavajës, sjellin këtë aktivitet për të përcjellur mesazhin se boksi si një sport me tradita në Shqipëri mund të matet denjësisht dhe Europës. E të premten është bërë dhe peshimi i boksierëve, ndërsa kryendeshja e mbrëmjes do të jetë përballja e Amarildo Vrajës me gjeorgjianin Niki Gvajaja.

Ndërkohë në këtë mbrëmje nuk kishte se si të mungonte dhe boksi kavajas, që do të përfaqësohet nga Marjus Skuqi, i cili në peshën 75 kilogram do të ndeshet me korçarin Shpëtim Varfi.

RTSH Sport do të trasmetojë shtatë duele, që janë Jakupi – Petrov në peshën 63.5 kilogram. Më pas Çetin – Dalipi në peshën 52 kilogram, Varfi – Skuqi në peshën 75 kilogram, Sulak – Haziri në peshën 66.7 kilogram, Kol – Xhelili në peshën 61.2 kilogram, Kurtanidze – Ymeri në peshën 66.7 kilogram dhe Gvajaja – Varfi në peshën 69.9 kilogram. Dy ndeshjet e fundit me tetë raunde nga tre minuta, kurse të tjerat me katër raunde dhe gjashtë raunde nga tre minuta.