RTSH Sport Live

“Koalicioni Ferrari” mund Red Bullin

  • 09/02/2023
  • |
  • Formula 1
“Koalicioni Ferrari” mund Red Bullin
Bllokohet plani i skuadrës austriake për prezantimin e motorit të ri

Ferrari ka bllokuar planin e Milton Keynes për të prezantuar Ford-in si një "prodhues të ri" motorësh, ashtu si Audi, një fakt që do të kishte lejuar divizionin e Poëertrain të kryente më shumë orë teste në sezonet e ardhshme. Ka qenë  një luftë e gjatë. Por në fund, Red Bullit i është dashur të dorëzohet. Nuk do të ketë "statusin" e prodhuesit të ri të motorit, gjë që do t'i garantonte shumë avantazhe në funksion të vitit 2026, kur do të debutojnë njësitë hibride të gjeneratës së dytë.

Ishte një lojë strategjike shumë delikate. Por rivalët e tjerë të mëdhenj u rreshtuan menjëherë kundër Red Bullit. Ferrari ka këmbëngulur, me presidentin e vet, John Elkann i cili personalisht është interesuar për këtë çështje, së bashku me shefin Benedetto Vigna, për të treguar peshën politike të skuadrës së kuqe. Megjithatë, ishte krijuar një front kompakt kundërshtarësh që përfshinte Mercedesin, Renault (Alpine) dhe padyshim Audi, nënshkruesi i parë i "paktit" të vitit 2026 dhe i vetmi prodhues i vërtetë i ri që do të jetë që në fillim me një njësi të ndërtuar nga zeroja.

Një tjetër lajm që vjen nga bota e Formula 1, është ai i Presidentit të FIA-s, Mohammed Ben Sulayem, i cili është tërhequr nga drejtimi i përditshëm i Formula 1 përpara fillimit të sezonit të ri. Nëpërmjet një letre, ai ka informuar ekipet se do të tërhiqej nga përfshirja praktike në F1, duke ia lënë trajtimin e përditshëm të operacioneve, drejtorit të FIA-s, Nikolas Tombazis. Ben Sulayem do të mbetet i përfshirë në vendimmarrje të nivelit të lartë me fokusim në çështjet strategjike, por Tombazis do të jetë pika kryesore e kontaktit për ekipet pjesëmarrëse në F1.