RTSH Sport Live

“Konia 2021”, eleminohen Myrtollari e Shaba

  • 09/08/2022
  • |
  • Sporte të tjera
“Konia 2021”, eleminohen Myrtollari e Shaba
Atletika dhe taekuondoja përfundojnë aventurën e Lojërat e Solidaritetit Islamik

Elisa Myrtollari në atletikë dhe Enisa Shabaj në Taeukondo ishin përfaqësuesit e Shqipërisë, të cilat konkurruan në ditën e dytë të Lojërave të Solidaritetit Islamik, që janë duke u zhvilluar në Konia të Turqisë. Myrtollari, që udhëhiqet nga trajneri Juxhin Çili, ka konkurruar në 100 metra. Korçarja ishte në baterinë e më të fortëve në këtë garë, atje ku ishte dhe pretendimi për medalje. Por zuri vendin e pestë duke mbetur jashtë finales.

Ndërkohë në taekuondo world, kjo në peshën deri në 53 kilogram, Enisa Shabaj fiton ndeshjen e parë në Lojërat e Solidaridetit Islamik. E më pas është eleminuar në raundin e dytë duke e përfunduar këtu aventurën e saj në Turqi. Tashmë pritet të konkurrojnë dhe sportistët e tjerë pjesëmarrës në Lojërat e Solidaritetit Islamik, atje ku vëmendja më e madhe mbetet tek mundësit Abakarov dhe Dudaev, kuptohet pa nënvlerësuar të tjerët. Lojërat e Solidaritetit Islamik përfundojnë më 18 gusht.