RTSH Sport Live

“Lajm i rremë”, Manaj mohon transferimin në Arabinë Saudite

  • 09/07/2024
  • |
  • Futboll Vendi
“Lajm i rremë”, Manaj mohon transferimin në Arabinë Saudite

Pas një sezoni të shkëlqyer në Turqi me fanellën e Sivasporit, Rei Manaj ka përfunduar në shënjestrën e shumë klubeve europiane dhe jo vetëm.

Në mediat turke kanë qarkulluar lajme se për sulmuesin shqiptar ka interes edhe nga Arabia Saudite, më saktësisht nga skuadra Damac Fc.

Por, ka qenë vetë Manaj që ka komentuar në foton duke shkruar “Lajm i rremë”. Është e vërtetë që sulmuesi preferon të largohet nga Sivaspor, por vetëm nëse transferohet te një skuadër më e njohur dhe me më shumë ambicie.