Organizatorët e “Meksiko Marathon” kanë njoftuar se kanë skualifikuar plot 11.000 pjesëmarrës pasi zbuluan nga “chip”-et e tyre se nuk kishin përshkruar distancën e kërkuar. Siç dihet në eventin, i cili u mbajt më 27 gusht dhe festonte edicionin e 40-të, morën pjesë plot 30.000 atletë.
Sipas zyrtarëve të këtij eventi, në përfundim të garës ishin të shumtë pjesëmarrësit, të cilët denoncuan shumë parregullësi. Të përjashtuarit akuzohen se kanë përdorur transportin publik për të shkurtuar distancën e 42.125 km.
“XL Mexico City Marathon Telcel 2023” do të mbahet mend gjatë për numrin e lartë të sportistëve të skualifikuar. Duhet thënë se afro 6,000 vrapues u skualifikuan në edicionin e 2017-ës ndërsa plot 20% e pjesëmarrësve nuk mundën që të kalonin finishin.