RTSH Sport Live

 Milan, emergjencë pafund: Theo Hernandez me Covid

  • 13/10/2021
  • |
  • Itali
 Milan, emergjencë pafund: Theo Hernandez me Covid
Klubi kuqezi ka njoftuar pozitivitetin e anësorit francez

Një tjetër goditje për skuadrën e Milanit. Në një deklaratë zyrtare, kuqezinjtë noftuan se: "Theo Hernandez në kthimin e tij nga ekipi kombëtar rezultoi pozitiv pas një tampon të kryer në shtëpi. Autoritetet kompetente shëndetësore janë informuar dhe lojtari është mirë". Anësori i majtë i Francës është një tjetër lojtar në përzgjedhjen e Deschamps që ka marrë Covid javët e fundit pas Giroud, Kanté dhe Rabiot.

Me siguri ai do të detyrohet të humbasë ndeshjen e së shtunës mbrëma në San Siro me Veronën dhe, ka shumë të ngjarë, ndeshjen e së martës jashtë në Porto në Ligën e Kampionëve. Shpresohet se ai do të rikuperohet për ndeshjen jashtë në Bolonjë më 23 tetor. Pioli, i cili tashmë do të duhet të bëjë pa Maignan për të paktën disa muaj, e gjen veten në urgjencë të plotë.

Ibra nuk është ende në formën e tij më të mirë, Krunic, Florenzi, Bakayoko, Messias, Maldini dhe Plizzari janë të padisponueshëm, ka shpresë që Kalabria mund t’ia dalë, ndërsa Giroud duket se është shëruar plotësisht. Ndoshta, në këtë pikë, përdorimi i Ballo-Touré si krah i majtë në mbrojtje.