RTSH Sport Live

“Ne ishim të qartë me Valentino Rossi”

  • 04/12/2020
  • |
  • Moto GP
“Ne ishim të qartë me Valentino Rossi”
Menaxheri Petronas thotë se i gjithë ekipi është i nderuar të punojë me Doktorin, por që strategjitë do të jenë përgjegjësi e ekipit

“Valentino Rossi është shumë i rëndësishëm në motorsport, por ne ishim të qartë me të që nga fillimi: e vendosim ne strategjinë”. Wilco Zeelenberg, menaxheri i ekipit Yamaha Petronas, donte të sqaronte disa aspekte në lidhje përfshirjen e Doktorit në skuadër.

Negociatat për të sjellë numrin 46 në skuadrën satelit të Yamaha ishin të gjata, pavarësisht se në fund është arritur marrëveshja. “Ne e dinim se Fabio Quartararo do të përfundonte në ekipin e Factory”, fjalët e Zeelenberg për Speedweek. “Yamaha i kishte premtuar një vend Valentinos dhe do të ishte budallallëk të mos e pranojmë së bashku këtë sfidë: është një nder për të gjithë ekipin që ta kemi atë këtu”.

Sidoqoftë, menaxheri holandez sqaroi disa dinamika: “Sigurisht që ai donte të merrte njerëzit e tij me vete, por ne i shpjeguam se kishim përgjegjësi me Petronas. Po kështu, ne ishim të qartë kur i treguam Valentinos se ai do të ishte në anën e djathtë të garazhit dhe jo në anën e majtë ku ishte më parë, sepse kjo është e Franco Morbidelli. Është një detaj i vogël, por domethënës”.

Zeelenberg më pas hedh vështrimin nga e ardhmja: “Qëllimi është që dy pilotët të inkurajojnë njëri-tjetrin për të nxjerrë më të mirën. Petronas ka shumë të ngjarë të nënshkruajë një kontratë deri në vitin 2026 me Dorna. Ne kemi arritur gjashtë fitore në MotoGP këtë sezon dhe jemi duke bërë mirë me Yamaha por duhet të jemi realistë dhe nëse një alternative paraqitet, ne do të jemi të gatshëm ta vlerësojmë atë ".