Mjafton një finalizim i kalibruar me centimetra për ta stampuar topin fillimisht në shtyllë dhe më pas në rrjetë. Dinamo shkrin akullin e disfatës së thellë në Shkodër dhe për këtë i maftoi cinizimi i qëndërsulmuesit Cinadu, i cili llogariti me saktësi diagonalen e 3 pikëve të arta të Korcës. Një transfertë që ngriti shumë polemika për shkak të arbitrimit të kontestuar, por që i dha tranjnerit Bledi Shkëmbi, topin në këmbë për ta drejtuar tashmë lojën nga regjia e tij, ashtu sic ai ka bërë për rreth 1 dekadë pikërisht me Skënderbeun.
Kryeqytetasit, sot në pozita komode me 9 pikë, kanë përpara një tur force me tre sfida kundër Tiranës, 2 prej të cilave për llogari të Kupës dhe një përballje me Kukësin, që të gjitha brenda pak javësh dhe ky sukses e shëndosh besimin e “Nëndetëses” që mund të rikthehet në ujërat e thella për ta sulmuar kreun e Superiores nga poshtë.
Këtë sezon, Skënderbeu nuk ishte thyer asnjëherë në kështjellën e tij dhe fakti që Dinamo e theu këtë tabu, tregon shumë edhe për marzhin e madh të përmirësimit që kjo skuadër ka, duke llogaritur gjithashtu edhe faktin që shumë prej emrave të blerë për t’i dhënë eksperiencë dhe cilësi grupit, nuk kanë arritur të tregojnë shumë nga klasi që kanë në këmbë.
8 gola të shënuar dhe po kaq të pësuar, një nga skuadrat më racionale të Superiores, llogaritë janë të qarta për Dinamon ku më shumë se pikëve të momentit, i gëzohet faktit që skuadra u rikthye të luajë me ekujlibër në mbrojtje dhe meskuj në mesfushë. Të premten Kukësi do ta vendosë trajnerin Shmëbi përballë një tjetër testi të vështirë dhe në pozitat për të treguar se sa vlen puna e skuadra e tij.