RTSH Sport Live

 “Oran 2022”, Kosova edhe dy medalje të tjera

  • 30/06/2022
  • |
  • Sporte të tjera
 “Oran 2022”, Kosova edhe dy medalje të tjera
Laura Fazliu e artë dhe Akil Gjakova i bronztë e xhudo vazhdon të sjellë lavdi

Kosova ka marrë edhe dy medalje të tjera në Lojërat Mesdhetare. Katër numri i medaljeve për Kosovën, ndërsa një e pestë pritet të vijë të premten nga Shpëtim Bajoku në boks. Xhudo mbetet lavdia e sportit kosovar. E në ditën e dytë të finaleve të kësaj disipline, medalja e artë ka ardhur nga Laura Fazliu në peshën deri në 63 kilogram ka fituar 1-0 me spanjollen Kabana Perez në kohën shtesë. Koha e rregullt kishte përfunduar barazim dhe vetëm pas dy minutash, kjo me pikë të arta, Fazlliu ishte medaliste e artë.

Medalja e dytë e ditës ka ardhur nga Akil Gjakova. E bronztë në peshën deri në 73 kilogram. Përsëri një fitore vazari, 1-0, ndaj italianit Lombardo. Dhe kjo përsëri në kohën shtesë në pikët e arta. Kështu Distria Krasniqi e artë, Laura Fazliu e artë, Flaka Loxha e bronztë dhe Akil Gjakova e bronztë e Kosova shkëlqen në listën e medaljeve të Lojërave Mesdhetare “Oran 2022”, ndërsa ndodhet e trembëdhjeta mes 21 shteteve që kanë marrë medalje në Algjeri, atje ku është dhe Shqipëria me dy medaljet e mundjes nga Abakarov dhe Dudaev.