RTSH Sport Live

“Oran 2022”, tërhiqet Alban Beqiri

  • 29/06/2022
  • |
  • Sporte të tjera
“Oran 2022”, tërhiqet Alban Beqiri
Boksieri i peshës deri në 69 kilogram e ka lënë ndeshjen në mes me algjerianin Ait-Beka

Tërhiqet Alban Beqiri, ndërsa Shqipëria e humb dhe një mundësi për medalje në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”, teksa duhet të vinte nga boksi. Beqiri, i treti i botës në peshën deri në 69 kilogram, në prag të raundit të tretë, pasi ka përshëndetur publikun, është tërhequr nga vazhdimi i ndeshjes, që për shkak të abandonimit të tij ka shkuar në fitore “aforfe” për algjerianin Ait-Beka.

Në dy raundet e para, Alban Beqiri ka rezistuar mirë, ndërsa fitorja e algjerianit ka qenë e ngushtë 10-9, të paktën sipas vlerësimit të gjyqtarëve anësorë. Mirëpo, ndoshta dhe për shkak të dëmtimit, apo të një arbitrimi të njëanshëm, që në fakt ndodh në boks, Beqiri ka vendosur ta lërë ndeshjen në mes e të tërhiqet. Tanimë shanset për medalje mbeten në atletikë dhe në peshëngritje, kurse Lojërat Mesdhetare në Oran përfundojnë më 6 korrik.