Pas aktivizimit te pistes se Gjirokastres me aktivitetet e sportit te ajrit qe gjalleruan qytetin kete fundjave me avionet e vegjel qe realizuan fluturime, “Rally Albania 2021” eshte një tjetër spektakël që ka perfshire qytetin e gurtë dhe zonat rurale në itenerarin e tij me spektaklin e makinave dhe motorëve sportive. Spektakli me 300 të huaj nga 30 vende të ndryshme të botës është gara më e madhe ndërkombëtare e këtij lloj sporti që ndodh në vit.
Kjo garë sjell në Gjirokastër një emocion dhe arsye më shumë për të vizituar qytetin duke ofruar tek çdo qytetar. por edhe vizitor, mundësinë për të shijuar këtë spektakël të veçantë që po rikthehet në vendin tonë për të 17-in vit radhazi. Një garë sportive që sipas organizatores Julinda Dhame në fund do të finalizohet edhe me një fitues.
Motoristët nga Shqipëria dhe ata të huaj thonë për RTSH-në se përveç pasionit, kjo është mënyra me e mirë për të eksploruar natyrën dhe bukuritë shqiptare. Ata tregojnë se mundohen që çdo vit te jene pjesë e kësaj gare për të përjetuar edhe njëherë këto emocione te forta.
Itenerari i tyre fillon nga Valareja, Erindi dhe Çajupi, duke u drejtuar më pas drejt Poliçanit, Skorës, etj. Gara vijon edhe me makinat e garave malore. Disa prej drejtuesve te mjeteve marrin pjes per here te pare ne kete eveniment ndërsa te tjerë kane qene çdo vit pjesë e “Rally Albania”.
Ky nuk eshte vetem event sportiv, por edhe turistik, pasi marrin pjese shume te huaj te cilet njihen me natyrën dhe kulturën e Shqipërisë.