RTSH Sport Live

"Shkarkojeni", lojtarët e Tottenham kërkojnë kokën e Contes

  • 20/03/2023
  • |
  • Angli
"Shkarkojeni", lojtarët e Tottenham kërkojnë kokën e Contes
Përçarje në dhomat e zhveshjes pas shpërthimit të trajnerit ndaj skuadrës

“Largojeni”. Sipas The Sun një grup lojtarësh të Tottenhamit kanë kërkuar nga drejtuesit që të largojnë menjëherë Antonio Conten nga pankina pas shpërthimit të pabesueshëm pas barazimit në fushën e  Southampton. Një sulm frontal ndaj lojtarëve, të akuzuar për egoizëm ("Ata nuk duan të stërviten dhe nuk e vënë zemrën në fushë") që ka shkaktuar një ndërprerje totale mes dhomës së zhveshjes dhe trajnerit italian.

Kërkesa, ajo e lojtarëve, e vështirë për t'u përmbushur pasi Conte, të cilit I skadon kontrata me Tottenham në qershor 2023, fiton 15 milionë paund në sezon (17 milionë euro). Sido që të jetë, ‘The Telegraph’ raporton se drejtuesit, gjithsesi, do të kenë gjithë kohën e nevojshme të shqyrtojnë të gjithë problematikën gjatë pushimit për shkak të ndeshjeve të ekipeve kombëtare.