RTSH Sport Live

 “Spanja, sfidë e vështirë për Kosovën”

  • 07/09/2021
  • |
  • Kosova
 “Spanja, sfidë e vështirë për Kosovën”
 Trajneri Shalondë dhe mbrojtësi Hadërgjonaj flasin para përballjes së të mërkurës

Trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Bernard Shalondë, dhe mbrojtësi Florent Hadërgjonaj kanë dalë të martën para medieve në Prishtin, në një konferencë për shtyp para ndeshjes me Spanjën. Shalondë tha se ende nuk ka vendosur sa i përket formacionit për sfidën e së mërkurës, teksa e vlerësoi Spanjën si një skuadër të vështirë.

 “Sot kam dy arsye pse nuk mund të jap formacionin dhe njëra prej tyre është që do të kemi stërvitjen pas pak dhe do të shohim situatën dhe gjendjen fizike të disa prej futbollistëve dhe më pas do të marrim vendimet përfundimtare kurse sa i përket përballjes me Spanjën është një ndeshje jashtëzakonisht e vështirë... Loja e tyre kryesisht bazohet në dy komponentë që e bëjnë të pamundshme për ekipin kundërshtar të luajë siç është posedimi i topit dhe presingu tmerrësisht i fortë që ata dinë ta bëjnë... por megjithatë edhe ne sikur ekipet tjera duhet ta provojmë të bëjmë maksimumin ndaj tyre.”

Ndërkohë, mbrojtësi Florent Hadërgjonaj tha se Spanja është ndër ekipet më të mira në botë, por shtoi se janë të gatshëm për të dhënë maksimumin dhe se janë shumë të përgatitur.

 “Të martën është një ndeshje shumë e rëndësishme për neve, një ndeshje shumë e madhe. E dimë se çfarë ekipi po na pret me, është një ekip ndër më të mirët në botë... Për ne e dimë që është një ndeshje e jashtëzakonshme kështu që jemi duke e pritur me shumë gëzim dhe mendoj se mund ta tregojmë veten si ekip dhe nesër do të jemi të përgatitur”.

Shalondë deklaroi ndër të tjera se ndaj Spanjës nuk mund të bëjë lojë sulmuesi, por kjo nuk do të thotë që skuadra e tij të mos provojë të gjejë rrugën e golit.

 “Normalisht se gjatë momenteve të caktuara në lojë ne do të provojmë të ndërtojmë aksione, do të provojmë të dalim në sulm në situatat kur do ta kemi topin, por e kemi të qartë se kjo nuk do të jetë aspak e lehtë... sepse një gjë të tillë ndaj Spanjës nuk mund ta bëjë asnjë ekip në botë... Sa i përket vendosjes taktike nuk mund të them se do të jemi më në sulm apo në mbrojtje se sa ndaj Gjeorgjisë dhe Greqisë.”

Trajneri zviceran bëri të ditur se portieri Visar Bekaj ka rezultuar sërish pozitiv me “COVID-19”, ndërsa Elbasan Rashani dhe Valon Berishës ende nuk dihet ende nëse do të mund të paraqiten të mërkurën në Stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.