RTSH Sport Live

 “THE BEST”, si votoi Shqipëria

  • 18/01/2022
  • |
  • Futboll Bota
 “THE BEST”, si votoi Shqipëria
 Trajneri Reja dhe Kapiteni Berisha nuk e kishin zgjedhje të parë Levandovskin

Futbolli botëror ka kurorëzuar Robert Levandovskin si lojtarin më të mirë të vitit 2021, pasi polaku triumfoi në votimin e organizuar nga FIFA. Futbollisti i Bajernit të Mynihut dhe i përfaqësueses së Polonisë ka fituar në këtë anketë të organizmit që qeveris futbollin botëror, ku të drejtën e përzgjedhjes e kanë patur trajnerët, por edhe kapitenët e ekipeve përfaqësuese.

Por, për çudi, polaku nuk ka qenë zgjedhje e parë e përfaqësuesëve të Shqipërisë, teksa FIFA ka bërë transparente votat e trajnerëve dhe kapitenëve të çdo Kombëtareje. Siç dihet, Shqipërinë në këtë votim e përfaqësoi trajneri italian i Kombëtares kuqezi, Edoado Reja dhe kapiteni Etrit Berisha.

Trajneri italian i qëndroi besnik vendlindjes së tij, teksa i dha pikët maksimale 5 Zhorzhinjos, 3 Levandovskit dhe 1 Mesit. Natyrisht, shpallja e Italisë “kampione e Evropës”, ku Zhozhinjo ishte protagonist me “Axurrët” ka ndikuar në përzgjedhjen e 76-vjeçarit. Ndërkohë, Berisha, nga ana tjetër i dha 5 pikë Mesit, 3 Levandovskit dhe 1 Ha’alandit.

Duhet theksuar se të dy përfaqësuesit e Shqipërisë nuk e kanë përfshirë fare në zgjedhjen e tyre futbollistin e Liverpulit dhe të përfaqësueses së Egjiptit, Mohamed Salah.