RTSH Sport Live

"Vardy? Ishte gati të largohej nga Leicester dhe të bënte animatorin në Ibiza"

  • 18/01/2021
  • |
  • Angli
"Vardy? Ishte gati të largohej nga Leicester dhe të bënte animatorin në Ibiza"
Shtypi anglez raporton një zbulim të bujshëm të Ben Marshall, një ish-bashkëlojtar i Vardy te Foxes

Përpos një përralle me Leicester, ai ka arritur të shpallet si golashënuesi më i mirë në Premier League dhe të bëhet pjesë e ekipit kombëtar anglez. Jeta e Jamie Vardy ka rrezikuar të jetë shumë e ndryshme nga ajo që njohim.

Mjaftoi një zgjedhje ndryshe, paksa e dobët dhe ne do të kishim gjetur 34-vjeçarin nga Sheffield në një plazh me diell të Ibiza ose, ka më shumë të ngjarë, të gjallëronte një natë anonime në diskotekën e argëtimit në ishullin spanjoll, në vend të fushave të futbollit. Kjo u zbulua nga ish-shoku i tij i skuadrës, Ben Marshall, i cili ndau me sulmuesin anglez sezonin e parë në Foxes, kur Europa ishte ende larg dhe po luftonte në fushat e Championship.

Vardy u bashkua me Leicester nga Fleetëood për 1 milion £ në 2012, por kishte disa probleme për t'u zgjidhur në vitin e tij të parë, duke shënuar vetëm pesë gola në 29 paraqitje. Ishte atëherë momenti ku do të lindte mundësia për të shkuar në punë në Ibiza.

“Unë ende mbaj mend kur ai tha se do të linte gjithçka dhe do të shkonte - rrëfeu Ben Marshall, i intervistuar në kanalin Youtube 'Undr The Cosh' - Ai kishte një ofertë pune për të shkuar në Ibiza për të qenë një animator. Ai nuk mund ta duronte më, do t'ju tregojë edhe Vardy gjithashtu”. Në retrospektivë, Vardy sigurisht mori vendimin e duhur: tifozët e Leicester e falënderojnë.