RTSH Sport Live

10 vite garë në Texas

  • 18/10/2022
  • |
  • Formula 1
10 vite garë në Texas
Hamilton “mbret” në Austin me 5 fitore

Skuadrat e Formula 1, vijnë në garën e kësaj fundjave në Texas, me emrin e pilotit kampion bote të përcaktuar, ai është Max Verstappen. Mbetet për t’u përcaktuar fituesi i titullit për konstruktorë. Pas rihapjes së rrugës amerikane në Botërorin e Formula 1, Çmimi i Madh i Amerikës, në Austin, veproi si një urë për kthimin e fuqishëm të këtij sporti në Shtetet e Bashkuara. Teksa Miami u bashkua këtë vit me Formula 1 e Las Vegas do ta bëjë këtë në 2023.

Në Austin ajo ka nisur që nga viti 2012 dhe edicionet e para - që përkuan me fillimin e epokës hibride - panë pesë fitore për Hamilton (në edicionin e parë me McLaren dhe më pas katër radhazi nga 2014 në 2017 me Mercedes). Shigjetat e Argjendta sërish në vend të parë në 2019 me Valtteri Bottas dhe Red Bull është ngjitur këtu në shkallën më të lartë të podiumit dy herë, me Sebastian Vettel në 2013 dhe me Max Verstappen një vit më parë. Ndërsa Ferrari ka siguruar vetëm një sukses në vitin 2017 me Kimi Raikkonen.

Një vit më parë Charles Leclerc dhe Carlos Sainz nuk kaluan përtej një vendi të katërt dhe të shtatë. Këtë radhë, në garën e kësaj fundjave, dy pilotëve të Ferrarit do t’u duhet të tregojnë shumë nga vetja. Sepse Leclerc ndjek Sergio Perez me një pikë diferencë (252 me 253) dhe është në kërkimin e vendit të dytë në renditjen e përgjithshme.

Ndërsa Sainz me 202 pikë synon të kalojë George Russell me 207 pikë, e në të njëjtën kohë mbron njëzet e dy (pikë) nga Hamiltoni. Por Ferrari duhet të ruajë edhe vendin e dytë në renditjen për konstruktorë me 454 pikë kundrejt 387 të Mercedesit.