RTSH Sport Live

2023, viti i sfidave të Markezit

  • 27/12/2022
  • |
  • Moto GP
2023, viti i sfidave të Markezit
Piloti spanjoll kërkon një Honda konkurruese për t’u rikthyer te titulli

Rikthimi i Marc Marquez në garë me drejtimin e tij spektakolar do të jetë një kënaqësi për të gjithë fansat e MotoGP. Por a do të kthehet ai si më parë? Kjo është pyetja që bëjnë tifozët, Honda dhe Dorna. Por i pari që pyet është vetë personi në fjalë. Marc Marquez e mbylli sezonin pa asnjë fitore dhe me vetëm një podium, megjithatë ai nuk e hodhi poshtë. Ne e dimë historinë: katër operacione në krahun e djathtë, një sprovë që zgjati tre vjet. Ndërhyrja e fundit, siguroi që Marc, e ka eliminuar handikapin fizik.

Por ajo që lidhet me motorin, mbetet një çështje e hapur, por nuk ka gjasa që të bëhet më keq se këtë vit. 2023 mund të jetë viti i rinisjes, i tij dhe HRC-së, të lidhura gushtë me fatin e tetë herë kampionit të botës. Nëse ai rifiton formën dhe konkurrencën, të gjithë fitojnë, e Marc mund të rimarrë fronin e MotoGP. Mergjithëse kundërshtarët janë rritur, Bagnaia dhe Quartararo janë në krye - por ky është një problem dytësor.

Ajo që e shqetëson më shumë Mark, është rikthimi i tij në garë si protagonist, me drejtimin spektakolar të motorit dhe ndjenjat që përcjell, dashurinë për shumë dashamirës dhe urrejtjen e pakushtëzuar për disa të tjerë, sepse Marquez është një kampion që ndan tifozët dhe kundërshtarët, e që në çdo rast të gjithë do të fitonin. Kjo është arsyeja që i mban të gjithë pezull, në pritje të daljeve të radhës: testet e shkurtit dhe më pas garën e parë në Portugali në fund të marsit.

Ndërkohë Marquez stërvitet, bën fizioterapi, shkon në palestër, vrapon, bën biçikletë dhe sigurisht motocross, pasioni i tij i madh, si dhe një burim rreziku. Rënia dhe ngritja përsëri është tashmë sfidë e jetës së tij. E demonstroi edhe në Tajlandë. "Menjëherë pas disa aksidenteve asnjë nuk do të dëshironte të hipte më në motor" - rrëfeu ai për BT Sport.

"Por një profesionist i merr parasysh rreziqet". Morali: Marquez është kthyer në motor. Siç ka ndodhur gjithmonë dhe do të vazhdojë ta bëjë. Është në ADN-në e tij, të garojë pa frikë se do të rrëzohet, përndryshe nuk do të ishte më i njëjti Markez. Karakteri është arma e tij më e mirë pas talentit të tij të madh të drejtimit. Kjo do ta ndihmojë atë të kalojë dimrin dhe të përgatitet për sezonin e ardhshëm.

Për të kapërcyer vështirësitë që do të lindin ai kërkon që motori Honda të përmirësohet dhe mënyra e drejtimit nga ai të rishikohet. Në Malajzi ai tha: "Unë jam tridhjetë, por ndihem si fëmijë, me të njëjtën dëshirë për t'u mahnitur, për t'u argëtuar dhe për të rizbuluar veten”.