RTSH Sport Live

25 lojtarë të prekur nga koronavirusi

  • 03/06/2020
  • |
  • Të tjera
25 lojtarë të prekur nga koronavirusi

Në Ukrainë 25 lojtarë dhe staf të Karpaty Lviv, kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. Këtë lajm e konfirmon klubi ukrainas, që ka ftuar edhe klubet e tjera të futbollit të bëjnë edhe ata testet anti-Covid-19, duke i këshilluar të jenë të kujdesshëm. E gjithë skuadra është në izolim. Shumica e lojtarëve të prekur nuk kanë simptoma por kanë marrë masat që asnjë prej futbollistëve të mos rëndohet nga shëndeti. Të gjitha ndeshjet e Karpaty të programuara për qershorin janë shtyrë pa afat. Kampionati ukrainas ka rinisur fundjavën e kaluar, por ndeshjet janë luajtur pa tifozë