Në Barcelonë janë ndezur polemika pas eliminimit befasues të skuadrës së Xavit nga Europa League për shkak të humbjes në shtëpi (2-3) ndaj Eintracht Frankfurt. Ajo që tërboi tifozët, por edhe mediat vendase, ishte fakti se mbrëmë në Camp Nou kishte 30 mijë mbështetës të skuadrës gjermane në vend të gjashtë mijë që pritej. Kështu, ndërsa 'Mundo Deportivo' e titullon "Indinjatë e përgjithshme për pushtimin e tifozëve të Eintracht", të gjithë po pyesin se si ishte e mundur kjo, duke qenë se stadiumi i Barçës është praktikisht pothuajse tërësisht i rezervuar për anëtarët dhe abonentët dhe për këtë arsye është shumë vështirë të gjesh bileta për mbështetësit e ftuar.
Ndërkohë presidenti i klubit, Joan Laporta, ka dashur të kërkojë falje publike. “Ndjehem në siklet nga ajo që pashë në tribuna, është shumë e rëndë dhe kërkoj falje – fjalët e presidentit – Jemi duke i përpunuar të gjitha informacionet dhe do të japim shpjegime pse ajo që ndodhi nuk është normale, nuk duhej të ndodhte dhe ne do të marrë të gjitha masat e nevojshme që të mos përsëritet më”. Veçanërisht të akuzuar do të ishin ata anëtarë që nuk kanë shkuar në stadium dhe që dyshohet se do të kishin hequr dorë nga hyrjet e tyre, gjë që teorikisht nuk është e mundur.
Nën xhamin zmadhues ka edhe agjenci udhëtimesh, të cilat do të kishin 'bastisur' biletat për t'ua shitur më pas njerëzve me banim në Spanjë, të cilët, nga ana tjetër, do t'ia kishin dorëzuar më pas tifozëve të Eintracht. “Nuk arritëm të fitojmë dhe duhet ta pranojmë – tha Laporta – edhe nëse të gjithë jemi të trishtuar dhe të zemëruar, por duhet të vazhdojmë dhe të përqendrohemi te La Liga”.