RTSH Sport Live

Abissnet Superiore në RTSH: Mbyllet java e 29-të, Partizani dhe Dinamo rikthehen te fitorja

  • 11/03/2025
  • |
  • Abissnet Superiore
Abissnet Superiore në RTSH: Mbyllet java e 29-të, Partizani dhe Dinamo rikthehen te fitorja

Kanë përfunduar ndeshjet e javës së 29-të të kampionatit Abissnet Superiore. Sfidat e së martës, që u transmetuan drejtpërdrejt në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar, nuk prodhuan asnjë fitues, pasi të 3 takimet u mbyllën në barazim.

Tirana – Vllaznia dhe Teuta – AF Elbasani ishin dy ndeshjet e fundit të javës së 29-të. Asnjëra prej tyre nuk prodhoi fitues, pasi të dyja sfidat u mbyllën në barazim pa gola 0-0.

Po sot, u luajt edhe ndeshja Laçi – Egnatia, e cila përfundoi në barazim 1-1.

Partizani u rikthye te fitorja, duke triumfuar në Korçë ndaj Skënderbeut me rezultatin 2-1. Të kuqtë shënuan golin e fitores në fund të takimit, duke siguruar tri pikë të arta.

Te fitorja këtë javë u rikthye edhe Dinamo City, e cila mundi Bylisin në “Elbasan Arena” me rezultatin 3-1.

Pas përfundimit të javës së 29-të është e hapur gara për vendin e parë në renditje, por akoma më e bukur është lufta për mbijetesë.