Roman Abramovich është një nga njerëzit më të pasur në botë, një biznesmen i zoti dhe pronar i një prej klubeve më të rëndësishme në botë: Chelsea. Gjatë viteve ai e ka treguar se është një njeri që kujdeset për shpenzimet, si në fushë me Chelsea-n, ashtu dhe në jetën private. "The Sun" raporton se pasuritë në paund të pronarit të Blues janë rreth 9.8 miliardë.
Abramovich nuk e shqetëson nëse do të investojë, veçanërisht në luks, thjesht shikoni rezidencën prej 125 milionë £ në Kensington, vila 78 milionë paund në Antibes, por padyshim që një avion privat nuk mund të mungojë, pa harruar dhe një jaht.
Pronari i Chelsea, së fundmi i ka bërë dhuratë vetes një super jaht të ri prej 430 milionë £, një shifër me të vërtetë e frikshme. Është më shumë se 140 metra i gjatë dhe do t'i dorëzohet manjatit rus deri në verë.
Solaris (emri i mega jahtit) do të ketë 48 kabina dhe do të jetë në gjendje të strehojë deri në 36 pasagjerë dhe një ekuipazh prej 60 personash. Me pak fjalë, edhe këtë herë duket se pronari i Chelsea nuk është kursyer.