RTSH Sport Live

Adrian Aliaj: Çdo skuadër ka nevojë për një lojtar si Rrahmani

  • 21/09/2021
  • |
  • Itali
Adrian Aliaj: Çdo skuadër ka nevojë për një lojtar si Rrahmani
Adrian Aliaj, agjenti i Amir Rrahmanit, foli drejtpërdrejt në 'Punto Nuovo Sport Show', transmetuar në Radio Punto Nuovo.

Adrian Aliaj, agjenti i Amir Rrahmani, foli për Radio Punto Nuovo për mbrojtësin kosovar që shënoi në Udinese - Napoli. Sampdoria nuk duhet ta nënvlerësojë lojtarin në ndeshjen e së enjtes.

"Para së gjithash, dua të them se Napoli nuk ka ndryshuar shumë dhe mos bërja e ndryshimeve të mëdha po ndihmon, duke respektuar ‘fayr play’, edhe më shumë në kohën e Covid. Pastaj, është Spalletti: nëse sot, Napoli është në krye është sepse trajneri ka vënë gjithçka në vend, ka një energji pozitive, duket qartë dora e tij”.

Spalletti i ka dhënë Napolit një mundësi të madhe zgjidhjesh: ndryshimi shënohet nga cilësia e madhe e ekipit dhe Napoli e ka atë në të gjitha departamentet. Spalletti ka vendosur gjithçka në vend, më pëlqen shumë ky Napoli. Ndihet një erë e re dhe rezultatet po vijnë. Është e nevojshme të mbahet një profil I ulët, objektivi është ende larg”.

“Momenti më i mirë i karrierës së Rrahmanit? Le të presim, mbase vjen një Scudetto, por mos më lër të them gjë tjetër! Amir është një lojtar i rëndësishëm, nuk kam pasur asnjë dyshim për nivelin e tij. Çdo ekip ka nevojë për një Rrahmani: merita të mëdha për ardhjen e tij duhet t'i jepen Cristiano Giuntoli. Në qytet ai ndjen dashuri të madhe: kjo e stimulon të bëjë edhe më mirë, gjithmonë e më mirë. Performanca e tij gjithmonë do të evoluojë vazhdimisht ".