RTSH Sport Live

Adrian Aliaj: Rrahmani do qëndrojë gjatë te Napoli

  • 04/01/2021
  • |
  • Kosova
Adrian Aliaj: Rrahmani do qëndrojë gjatë te Napoli
Agjenti i mbrojtësit kosovar, Adrian Aliaj beson te Gattuso dhe projekti i klubit: Duhet pak durim, gjithçka do të shkojë mirë

Amir Rrahmani ka bërë debutimin e tij te skuadra e Napolit, pikërisht në ndeshjen e fundit në Serinë A, atë në fushën e Cagliarit. Mbrojtësi kosovar u aktivizua në minutën e 87-të, në vend të Manolas.

Një fillim i vështirë për Rrahmanin, i cili pothuajse u zhduk nga radarët, trajneri Gattuso në asnjë moment nuk i dha mundësinë të tregonte vlerat e tij, me përjashtim të ndeshjes së fundit.

Gjithsesi, agjenti i lojtarit, Adrian Aliaj, gjatë një interviste të dhënë për Radio Marte, është i bindur se mbrojtësi do të qëndrojë për një kohë të gjatë në radhët e skuadrës italiane.

“Jam i lumtur për Amir, asnjëherë nuk kam patur dyshime për cilësitë e tij. Do të qëndrojë për një kohë të gjatë te Napoli. Besojmë te Gattuso dhe projekti i klubit. Duhet pak durim, por gjithçka do shkojë mirë, unë besoj shumë te lojtari im”, ka deklaruar Aliaj.