RTSH Sport Live

Adriano i përgjigjet lajmit të rremë për vdekjen e tij: Jam fantazma e tij

  • 12/11/2022
  • |
  • Gosip
Adriano i përgjigjet lajmit të rremë për vdekjen e tij: Jam fantazma e tij
Ish-sulmuesi brazilian ka reaguar për lajmin e rremë që qarkullon në Twitter

Adriano nuk e ka humbur sensing ironik. Në rrjetet sociale braziliane qarkullojnë lajme të rreme për vdekjen e tij, e cila ndodhi pas një të shtëne me armë zjarri pasi ish-sulmuesi i Interit, Romës, Flamengos dhe selecaos u përpoq të realizonte një bllokim të rrugës. Gjithçka e shpikur sigurisht dhe e kapur menjëherë nga tam-tam dixhital që shoqëron çdo lajm, qoftë edhe atë dukshëm të rremë. “Perandori” u përgjigj menjëherë në Twitter: "Fantazma e Aadrianos po ju flet", shoqëruar me një emoticon.

Nuk është hera e parë që në rrjetet sociale të flitej për vdekjen e Adrianos. Dy vite më parë ish-futbollisti duhej të mohonte të njëjtin lajm. Nëse është e vërtetë thënia e famshme se në këtë mënyrë i zgjatet jeta personit të interesuar, “Perandori” do të ketë ende disa vite më shumë përpara.