RTSH Sport Live

Agim Ibraimi: Vllaznia luan futbollin më tërheqës! Kukësi në rritje

  • 09/12/2020
  • |
  • Abissnet Superiore
Agim Ibraimi: Vllaznia luan futbollin më tërheqës! Kukësi në rritje
Sulmuesi i Kukësit mendon se edhe shkodranët janë për titulli, ndërkohë që për ekipin e vet kërkon edhe pak kohë për kolaudimin e lojës

Agim Ibraimi ka qënë i ftuari special i Rubrikës Sportive në RTSH Sport. Sulmuesi i Kukësit ka folur për disa çështje të Kampionatit shqiptar, duke kundërshtuar madje mendimin e disa futbollistëve dhe specialistëve për cilësinë e Superiores. Autori i 4 golave në këto 7 javë për verilindorët ka mendimin se Vllaznia luan futbollin më tërheqës, ndërkohë që kërkon edhe pak kohë që lojtarët cilësorë të Kukësit të automatizohen në veprimet e tyre.

Për Vllazninë…

Vllaznia ka lojë sulmuese dhe shumë atraktive. Megjithatë kur luajtëm bashkë ndoshta kishim më eksperiencë dhe prandaj ja dolëm. Por deri tani që kemi lozur shkodranët luajnë futbollin më të bukur. Nuk mund të them se është apo jo Vllanzia pretendente për titull, sepse është shpejt, por me lojën që bëjnë përse mos të pretendojnë.   

Cilësia në Shqipëri

Para ca ditësh dëgjova se këtij kampionati I ka humbuir cilësia. Jo, nuk mendoj që I ka humb cilësia kampionatit. Unë kam provuar disa eksperienca dhe e di që cilësia humbet kur një ekip largohet në krye me shumë pikë. Këtu nuk ka një favorit për titullin. Nuk them dot që tani nëse është Vllaznia apo Teuta, sepse edhe Partizani është aty, Laçi po ashtu dhe patjetër Kukësi.  

Për Tomas Brdariç...

E njoh mirë. Ka qënë trajner tek Shkëndija e Tetovës e kam takuar dhe kam dëgjuar vetëm mirë për të. Sjell pozitivitet në skuadër dhe në grup. Dhe kjo tregohet edhe tek Vllaznia (vijon)

Fitorja në Ballsh...

Edhe pse mund ta quajmë se fusha dhe kushtet nuk ishin të këndshme per lojë. U kënaqem me fitoren. Edhe Bylis kishte rastet e tij, por ne treguam karakter dhe eksperiencën tonë dhe besoj se e merituam.  

Kukësi do kohën e tij

Kemi shumë prurje në ekip. Mos harroni që vetëm 2 lojtarë ishin në sezonin e kaluar tek Kukësi, kështu që duam kohën tonë, të njohim njëri- tjetrin. Nuk janë pak 15 lojtarë të rinj të afruar. Dalëngadalë po bëhemi një familje se po njihemi shumë mirë me të gjithë. Edhe pas humbjeve kemi treguar karakter. Na duhet edhe pak kohë, se një periudhë ishim pa trajnerin Gega edhe pse Hallaçi ka punuar shumë mirë dhe solli pozitivitet, përsëri ishte një situatë e veçantë. Nuk besoj se ndalojmë këtu…

Për sulmuesit dhe cilësinë..

Mendonj se Eze dhe Kuper janë dy futbollistët më të fuqishëm në Superiore. Në stërvitje i shikojmë sa të fortë janë. Janë shumë cilësorë. Kemi dashur pak konsolidim dhe ja tani po tregojmë veten. Futbolli është një sport kolektiv. Ibraimi dhe Taipi janë të përbashkët me grupin. Pa lojtarët e tjerë, as eksperienca ime, as cilësia e Taipit nuk do “pinte ujë”. Sa për objektivin personal, të jem i sinqertë nuk kam vendosur asnjë objektiv. Edhe nëse nuk shënoja asnjë gol, dhe Kukësi të ishte në krye, unë do isha i lumtur.

Motivimi nga presidenti Gjici..

Për presidentin kemi një respekt maksimal. Si ne lojtarëve, si stafin ai gjithmonë na mbështet dhe na motivon na jep shumë mbështjtje.

Ndeshja me Skënderbeun…

Miqësoren e parë që kam luajtur, kur kam ardhur ishte me Skënderbeun. Na ka hapur shumë probleme si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Duhet të hapim sytë katër dhe shanset që na jepen ti konkludojmë për të mposhtur Skënderbeun. Nuk duhet të nënvlerësojmë asnjë kundërshtar…