RTSH Sport Live

Agim Ibraimi zyrtarizohet tek Dinamo

  • 16/07/2021
  • |
  • Abissnet Superiore
Agim Ibraimi zyrtarizohet tek Dinamo
Mesfushori 32-vjeçar është larguar nga Kukësi për tu bashkuar me 18 herë kampionët e Shqipërisë

Nuk rinovoi me skuadrën e Kukësit, por kjo nuk e ka penguar Agim Ibraimin që të gjejë një skuadër tjetër në Kategorinë Superiore. 32-vjeçari do të vazhdojë të jetë pjesë e Superiores, kësaj radhe si një futbollist i Dinamos. Ishte folur prej ditësh për një lëvizje të tillë, por vetëm sot ka mbërritur zyrtarizimi: Ibraimi është blerja më e fundit e 18 herë kampionëve të Shqipërisë.

Njoftimi është bërë nga klubi kryeqytetas, që nëpërmjet rrjeteve sociale ka zbuluar zyrtarizimin e marrëveshjes. Nga dita e nesërme, mesfushori do të vihet në dispozicion të trajnerit Shkëmbi në përgatitjet për sezonin e ri.

Njoftimi i klubit:

Agim Ibraimi, afrimi rradhës tek Dinamo

Futboll Klub Dinamo zyrtarizon afrimin e rradhës, Agim Ibraimi.

Mesfushori 32-vjeçar me një karrierë të pasur jashtë vendit dhe së fundmi një eksperiencë në Superiore, bashkohet nesër me skuadrën për tu vënë në urdhrat e trajnerit Shkëmbi.