RTSH Sport Live

Aguero largohet nga City, Guardiola: Zëvendësimi duket i pamundur

  • 31/03/2021
  • |
  • Angli
Aguero largohet nga City, Guardiola: Zëvendësimi duket i pamundur
Trajneri spanjoll ka komentuar lëvizjen më të fundit në kampin e Manchester City

Pasi njoftimi arriti të hënën në mbrëmje, me të cilin Sergio Aguero zyrtarizoi lamtumirën e tij me Manchester City në fund të sezonit aktual, në Angli dhe më gjerë, ka nisur kërkimi për emrin që do të zëvendësojë Kun në sulmin e skuadrës së drejtuar nga Pep Guardiola.

Një temë mbi të cilën vetë trajneri katalanas dëshironte të ekspozohej gjatë një interviste për mikrofonët e SkySports UK: "Sa më përket mua, Sergio është i pazëvendësueshëm - shpjegoi Guardiola - sepse ai kontribuoi në sjelljen e klubit në një nivel të lartë . Në terma thjesht numerikë, dikush mund të mendojë ta zëvendësojë atë edhe nëse është shumë e komplikuar ta bësh këtë duke pasur parasysh 360 ndeshjet e luajtura dhe mbi 250 golat e shënuar”.

“Përveç sasisë së titujve që kemi fituar me të. Aguero, së bashku me Hart, Zabaleta, Kompany dhe David Silva, është një nga ata lojtarë që unë tashmë i kam gjetur këtu, por që kanë lejuar që City të bëjë një hap të rëndësishëm përpara, një hap të vërtetë në cilësi. Pa lojtarë si ata që përmenda, ky klub nuk do të mund të kishte arritur rezultatet që kemi arritur në katër-pesë vitet e fundit”.