RTSH Sport Live

Aguero te Barcelona, tani është zyrtare

  • 31/05/2021
  • |
  • Spanjë
Aguero te Barcelona, tani është zyrtare
Sulmuesi argjentinas largohet nga City:  ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare me blaugranat

Sergio Aguero është një lojtar i ri i Barcelonës: tani është zyrtar. Kjo u njoftua nga klubi katalanas me një deklaratë zyrtare. Pas dhjetë viteve tek Manchester City, argjentinasi largohet nga Anglia dhe kthehet në Spanjë, ku veshi fanellën e Atletico Madrid.

"Barcelona dhe Sergio 'Kun' Agüero kanë arritur një marrëveshje që lojtari të bashkohet me klubin duke filluar nga 1 korriku, kur kontrata e tij me Manchester City do të skadojë. Lojtari do të nënshkruajë një kontratë deri në fund të sezonit 2022/23 dhe klauzola është vendosur në 100 milion euro", - është deklarata e publikuar në faqen e internetit të Barcelonës.