E ardhmja e Leo Messit mund të jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sulmuesi argjentinas mund të përfundojë te Inter Miami, por jo vetëm si lojtar. Informacioni i fundit vjen nga ‘Direct TV’, ku një nga gazetarët siguroi se argjentinasi planifikon të marrë 35% të aksioneve të klubit amerikan dhe më pas t’i bashkohet ekipit në vitin 2023, në moshën 36-vjeçare.
Kujtojmë që klubi i Inter Miami është në pronësi të David Beckham. Leo Messi do të qëndronte edhe një sezon në Europë, gjë që do ta ndihmonte të përgatitej në kushte sa më të mira për Botërorin e Katarit që do të luajë me Argjentinën në muajin nëntor. Në orët e fundit ka pasur shumë spekullime për rikthimin e tij te Barça, pa pasur asgjë konkrete. Mundësia që Messi të përfundojë te Inter Miami nuk është e re. Gjithmonë është theksuar se do të ishte destinacioni i tij më i mundshëm në vitet e fundit të karrierës.