RTSH Sport Live

Alaba prezantohet tek Reali: Krenar për këtë fanellë

  • 21/07/2021
  • |
  • Spanjë
Alaba prezantohet tek Reali: Krenar për këtë fanellë
Presidenti Perez: "Një moment i rëndësishëm, po punojmë me profesionalizëm"

"Faleminderit për pritjen e ngrohtë,  jam shumë krenar që vesh këtë fanellë të Real Madridit,  do të jap gjithçka për të qenë i suksesshëm. Hala Madrid." Këto janë fjalët e para të David Alaba si një lojtar i ri i Merengues. Ish-lojtari i Bayern Munich do të veshë fanellën me numrin 4, e cila më parë i përkiste Sergio Ramos. Presidenti i Blancos, Florentino Perez: "Ne mirëpresim një  lojtarë të shkëlqyer, që gjithmonë ka ëndërruar të veshë fanellën e Real Madridit. Sa herë që një lojtar i madh vjen në klubin tonë, ne ndjejmë emocione dhe shpresa”.

“Është një moment i shkëlqyer. Ne jemi duke punuar me profesionalizëm të madh. Do të përballemi me të ardhmen me më shumë forcë dhe përkushtim, më shumë se kurrë më parë, në mënyrë që ëndrrat e miliona tifozëve tanë të bëhen realitet. Këtu nuk heqim dorë kurrë, ne jemi klubi me 13 kupa kampionësh".