RTSH Sport Live

Alaba-Vazquez, Reali triumfon në “Camp Nou”

  • 24/10/2021
  • |
  • Spanjë
Alaba-Vazquez, Reali triumfon në “Camp Nou”
Skuadra madrilene mundi Barcelonën me rezultatin 2-1, nuk mjafton goli i parë i Agueros

Real Madrid triumfon 2-1 në Clasico spektakolare kundër Barcelonës dhe mbetet në krye të La Ligës. Në Camp Nou super-sfida fillon me rreth njëzet minuta lojë me ritme të ngadalta, në të cilën të dy ekipet studiojnë njëra-tjetrën. Me kalimin e kohës del në pah cilësia e shkëlqyer në fushë dhe loja ndizet: në 25' Dest ka shansin e parë të ndeshjes, por gjuan lart nga një pozicion i shkëlqyer, në një kundërsulm të orkestruar nga Depay.

Nga ana tjetër, Reali nuk fal dhe zhbllokon rezultatin në minutën e 32-të me Alabën, i cili gjen diagonalen perfekte për të finalizuar kundërsulmin e nisur nga një top i humbur nga Depay. Blancos duket se e kanë kontrollin e lojës, por nuk mund të dyfishojnë me Benzema, përkundrazi dridhen nga goditja me kokë e Pique. Hyrja e Coutinhos sjell freski dhe paparashikueshmëri në sulmin e Barcelonës, të cilën ai e provon me Ansu Fati.

Nga ana tjetër, një “sombrero” e shkëlqyer nga Modriç çliron goditjen e Benzema: qendrore. Pavarësisht avantazhit, madrilenët vazhdojnë të propozojnë idenë e tyre të lojës dhe katalanasit nuk ,nrohen si duhet, me rezultatin e një loje plot mundësi dhe kundërsulme. Në fund Koeman përpiqet të luajë të gjitha kartat e tij në dispozicion, duke futur Aguero, Sergi Roberto dhe L. De Jong, por duke bërë kështu katalanasit të jenë të pabalancuar.

Në minutën e 94, Piqué dhe Coutinho I prishin punë njëri tjetrit, ndërsa sulmi zhvendoset menjëherë në anën tjetër me Lucas Vazquez që konkretizon me sukses një aksion të mbështetur nga Asensio. Katalanasit nuk dorëzohen dhe arrijnë të gjejnë rrugën e rrjetës në minutën e 97-të me Agueron, në golin e tij të parë me fanellën e re, në gjendje të përshtatet në krosimin e ulët të Destit për 1-2. Sidoqoftë, nuk ka më kohë për rikthimin e bujshëm: Reali ngjitet në 20 pikë, në vendin e parë, ndërsa Barcelona mbetet në 15 dhe humbet terren në garën për La Liga.