RTSH Sport Live

Alarmohet përfaqësuesja e Argjentinës

  • 09/09/2021
  • |
  • Boterori Katar 2022
Alarmohet përfaqësuesja e Argjentinës
Një anëtar i stafit rezulton pozitiv me Covid-19

Alarm te kombëtarja argjentinase e futbollit. Pas testeve të kryer, njëri nga anëtarët e stafit ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Bëhet fjalë për kuzhinierin e ekipit, i cili u konfirmua pozitiv nga testi i PCR. Ai është i izoluar tashmë nga pjesa tjetër e delegacionit, si dhe të gjithë kontaktet e tij të ngushta. Lajmi është publikuar nga vetë ekipi argjentinas, i cili ka bërë edhe një feste në mbrëmje dhe të gjithë ishin të shqetësuar.

Por testet e kryera te futbollistët dolën negative për të gjithë ata. Në këtë mënyrë, skuadra argjentinase vazhdon të fokusohet në ndeshjen kundër Bolivisë, për ndeshjen kualifikuese të Amerikës së Jugut. Në këtë ndeshje skuadra bardhekaltër do të luajë para publikut, të pjesshë sigurisht, që  rikthehet në stadium pas masave të rrepta të pandemisë.

Tashmë si kampionë të Amerikës së Jugut, futbollistët e trajnerit Scaloni do të luajnë në Monumental pas atij momenti aspak të këndshëm që kaluan në stadiumin Corinthians Arena, i cili shkaktoi pezullimin e ndeshjes kundër Brazilit, vetëm pas 4 minutash lojë.

Argjentina po kërkon tre pikët në tavolinë që do të ishin një hap i madh drejt kualifikimit në Kupën e Botës në Katar 2022, tani duke qenë e dyta në grup me 15 pikë në pritje të asaj që FIFA do të vendosë për fatin e ndeshjes Brazil-Argjentinë.