RTSH Sport Live

Alban Bermeta, fitues i turneut “Skënder Kurti”

  • 14/05/2022
  • |
  • Sporte të tjera
Alban Bermeta, fitues i turneut “Skënder Kurti”
Boksi përkujton ish-trajnerin e Tiranës, ndërsa kërkon që të jetë aktivitet i përvitshëm

Alban Bermeta është fituesi i turneut të boksit profesionist “Skënder Kurti”, që u zhvillua në sallën sportive “Farie Hoti” dhe që erdhi drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar. Një përkujtimore për ish-trajnerit e Tiranës, Skënder Kurti, ndarë nga jeta një vit më parë për shkak të Covid-19, ndërsa sot do të ishte 59-vjeç. Bermeta ka mundur hungarezin Zabo. Po kështu Azemi ka mundur boshnjakun Vranjes.

Madje turneu ndërkombëtar “Skënder Kurti” ishte dhe prova e parë si profesionist për Nelson Hysën, që ka fituar me nokaut ndaj boshnjakut Çajiç. Në fund dhe një ndeshje e boksit profesionist për femra, atje ku turkja Turhan ka fituar me shqiptaren Xhemollari. Shumë nderime e emocione për Skënder Kurtin, ndërsa e ka nderuar jo vetëm klubi shumësportësh Tirana, por dhe Bashkia e Tiranës e Federata Shqiptare e Boksit, ndërsa kërkohet që ky turne të jetë i përvitshëm.