RTSH Sport Live

Alex Marquez: Honda nuk ka evoluar

  • 01/07/2022
  • |
  • Moto GP
Alex Marquez: Honda nuk ka evoluar
Vëllai i tetë herë kampionit të botës ka firmosur me Gresini: “Është një ekip me histori dhe përvojë”

Honda u mundua, dhe jo pak, në këtë fazë të parë të sezonit MotoGP. Prodhuesi japonez deri më tani ka grumbulluar vetëm një vend të tretë në garën hapëse në Katar me Pol Espargaro, ndërsa Marc Marquez është në bokse për shkak të problemeve fizike. Në programin "El Larguero de la Cadena SER" foli vëllai i "Cabroncito", Alex Marquez, drejtues i Honda LCR, por së fundmi premtoi se do të bashkohet me Gresinin për vitin 2023: "Honda u fokusua në një motorr të ri, në Katar fillova të kisha probleme. Kur sollën komponentë dhe ide të reja, ato nuk funksionuan. Kjo është arsyeja pse ne nuk evoluam”.

Rikonfirmimi se ai i Honda-s nuk është në fakt një problem i izoluar, por sistematik, gjendet në fjalët e Marquez-it, i cili shton: "E gjithë Honda po vuan. Nuk është e lehtë". Megjithatë, tani për të do të hapet një kapitull i ri, ai i Ducati Gresin: "Kur ta provoj në nëntor - thotë me kujdes spanjolli - do të arrij të marr një ide për pikat e forta dhe të dobëta të tij. Është një skuadër që ka fituar shumë. Ata kanë shumë përvojë dhe traditë dhe kjo është diçka që do më ndihmojë ta bëj këtë hap”.