RTSH Sport Live

Alieni, simboli i diversitetit të kulturave

  • 16/05/2022
  • |
  • Boterori Katar 2022
Alieni, simboli i diversitetit të kulturave
Një serial vizatimor mbi një alien që zbret në Katarin mikpritës të Kupës së Botës

Një serial vizatimor mbi një alien që zbret në Katarin mikpritës të Kupës së Botës, synon të lehtësojë një përplasje kulturore midis më shumë se një milion tifozëve të huaj të futbollit dhe banorëve të shtetit konservator. Alienit të quajtur Kawkaban, sipas filmit, sapo zbret në Katar, i duhet fillimisht të mësojë shqiptimin arab, si të pijë kafe dhe të zbulojë se aty do të përgatiten ushqime të ndryshme për miqtë. Një mesazh tjetër, nëpërmjet alienit, jepet edhe për lëshimet që duhet të bëjë vendi mikpritës i Kupës së Botës për të gjithë ata që do të pinë pije alkoolike, gjatë qëndrimit në Katar në periudhën nëntor-dhjetor.

Triumfi i Katarit të vogël në sigurimin e të drejtës për të pritur Kupën e Botës do të ketë mundësinë për të treguar traditat dhe zakonet e veta nëpërmjet filmit.  Përveç Kawkabanit, seriali ka tre personazhe kryesore të Katarit që përfaqësojnë fillesat kryesore të komunitetit indigjen prej 270,000 banorësh, i cili jeton së bashku me më shumë se 2.5 milionë punëtorë të huaj. Faisal është një beduin tradicional, komuniteti që dikur banonte në shkretëtirë.

Saad, një tjetër nga personazhet e Katarit, është një banor i qytetit më "modern". “Ai është i hapur ndaj kulturave të ndryshme, ndaj njerëzve, dëshiron të jetë biznesmen”. Sa i përket Khalifa, ai përfaqëson komunitetin e përzier në rritje në Katar. Një vegan, nëna e tij është britanike dhe babai nga Katari. Secili nga pesë episodet, të përkthyer në anglisht, frëngjisht, spanjisht, hindi, një gjuhën kine-mandarin dhe japonisht, tregon mënyrën e jetesës së Katarit, veçanërisht ushqimin dhe pijen.