RTSH Sport Live

Alvesh, gati për gjithçka për lirinë

  • 02/02/2023
  • |
  • Të tjera
Alvesh, gati për gjithçka për lirinë

Dani Alves e di mirë se telashet me drejtësinë spanjolle nuk do të marrin fund lehtë. Aktualisht ai është në një burg të Barcelonës ku është ndaluar për shkak se akuzohet për ngacmim seksual nga një vajzë 23-vjeçare.

Kjo e fundit pretendon se është sulmuar seksualisht dhe fizikisht nga braziliani, me autoritet që e kanë ndaluar mbrojtësin derisa akuzat të konfirmohen ose të hidhen poshtë.

Megjithatë, avokatët e Dani Alves po këmbëngulin gjithnjë e më shumë për lirimin me kusht të lojtarit teksa vetë 39-vjeçari është shprehur i gatshëm të dorëzojë pasaporten tek autoritetet dhe madje të përdorë një gjurmues që tregon në çdo kohë vendndodhjen e tij.

Autoritetet duke njohur mundësitë ekonomike të Dani Alves i druhen faktit se braziliani mund të arratiset dhe të largohet jashtë Europe, aty ku m pas do të vështirësohej ndjeshëm mundësia për ta vendosur para drejtësisë në rast se provohej akuza.