"Jemi shumë të lumtur që fituam, nuk ka shumë fjalë - komentoi Carlo Ancelotti - Ne luajtëm në një Champions League shumë të vështirë dhe paradoksalisht ndeshja në të cilën ishim më pak në vështirësi ishte finalja". Ancelotti është i vetmi që ka fituar 4 Champions si trajner: "Është mirë, çdo Champions ka një shije të veçantë për mua. E sotmja është befasuese sepse askush nuk na mendonte si favorite”.
"Ekipi luajti më mirë në pjesën e dytë, ne donim të dilnim më mirë nga prapa pa rrezikuar. Në aksionin në të cilin dolëm mirë nga fundi shënuam gol".
"Kur arritëm të kalonim nga përballja e dyfishtë me Cityn, shanset tona për të ngritur Champions League u rritën ndjeshëm. Më pas finalja me Liverpool-in ishte e balancuar, por pasi kaluam raundin me Cityn në atë mënyrë kuptova se mund të fitonim", komentoi Ancelotti.
"Dallimi i Realit është përulësia. Ne kemi lojtarë me përvojë dhe të tjerë shumë të rinj, por të gjithë ata kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm sepse kampionët tanë dhanë shembull duke punuar me përulësi. Na thonë se kemi fituar sepse jemi me fat , por nuk kam parë askënd të fitojë pa pak fat”.