RTSH Sport Live

Ançeloti, nerva të forta: Jemi të qetë, skuadra di t'i menaxhojë këto ndeshje

  • 27/05/2022
  • |
  • Futboll Bota
Ançeloti, nerva të forta: Jemi të qetë, skuadra di t'i menaxhojë këto ndeshje
“Sezoni ka qenë shumë i mirë, ne jemi shumë afër për ta shfrytëzuar maksimalisht atë”

Në prag të finales së Champions League, që do të vijë për shikuesit në ekranin e RTSH, Carlo Ancelotti mban nervat duke treguar qetësi dhe optimizëm. “Arritja në finale është një sukses i madh për ne, mbërritja këtu ishte shumë e rëndësishme sepse sezoni ishte shumë shumë i mirë, jemi shumë afër marrjes së maksimumit prej tij - shpjegoi trajneri i Realit - Atmosfera është e qetë, kjo skuadër e menaxhon shumë mirë këtë lloj kompeticioni”.

 "Të rriturit i ndihmojnë të rinjtë që të mbajnë dhomën e zhveshjes me më shumë besim dhe emocion - shtoi ai -. Duhet të tregojmë cilësitë tona. Do të jetë një sfidë intensive, me shumë vertikalitet".

“Krahasuar me Benzema të herës së parë, ai tani më shumë karizëm dhe personalitet, si brenda dhe jashtë - vazhdoi italiani duke folur për një nga lojtarët më të pritur të aktit të fundit të Champions League kundër Liverpool. Ajo që nuk ka ndryshuar është cilësia dhe përulësia e tij. Çdo lojë ka historinë e vet, ka gjithmonë një strategji. Krahasuar me ndeshjen e Lisbonës ne jemi ndoshta më pak të shqetësuar, ai ishte hapi i parë i katër finaleve në pesë vjet”.

Më pas për infermierinë e Liverpool. "Në vitin 2014 kishim probleme të ngjashme me disa lojtarë, por gjithsesi fituam. Nëse një lojtar ka një dëmtim muskulor, ai nuk mund të luajë. Nëse del në fushë do të thotë se mund ta bëjë, por kjo është një finale dhe të gjithë lojtarët do të japin gjithçka”

"Më ka pëlqyer shumë ky vit, me lojtarët e mi, do të vazhdoj ta shijoj. Jam shumë i lumtur, kam besim, nesër pasdite ndoshta do të ketë pak shqetësim. Mund t'i luftoni këto mendime me forcën e lojtarëve. Është finalja ime e pestë, i mbaj mend mirë të gjitha këto ndeshje. Sfidën që luajtëm më mirë, në 2005, e humbëm".

"Nuk u them lojtarëve të mi që të luajnë keq, por gjithçka mund të ndodhë në një finale. Ne duhet të jemi gati për çdo gjë, kishim kohë për ta përgatitur atë. Do të përpiqemi të bëjmë më të mirën, sigurisht, por nuk jam i bindur se është e mjaftueshme për të fituar. Në futboll ka diçka që nuk mund ta kontrollosh, ka gjithmonë të njëjtën shije. E para është gjithmonë një gjë shumë bukur dhe duhet shujuar, të paktën derisa arbitri i bie bilbilit, pas kësaj është një histori tjetër, për t'u shkruar”.

"Ne e merituam të arrijmë deri këtu, sepse treguam cilësi... Por kjo nuk mjafton në futbollin modern - vazhdoi ai -. I gjithë ekipi duhet të gjejë ekuilibrin. Më pas në historinë e këtij klubi në kohë vështirësish skuadra shpesh gjente forcë për të reaguar. Të fitojmë? Duhet ta meritojmë nesër”.

Pastaj një batutë për tregun e transferimeve: "Mané? Duhet të kesh guximin të flasësh për tregun e transferimeve sot. Nuk flas për lojtarët e skuadrave të tjera, por ai është një lojtar i madh”.